Ka ndodhur

Ishin në proces divorci, ish-polici vret gruan pranë Gjykatës së Elbasanit

Një ish-efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, me të cilën ishte në proces divorci. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan dhe viktima, Liljana Buzo, 54 vjeçe, është qëlluar me automatik kallashnikov në momentin kur çifti po dilte nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të këtij qyteti.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, dy kalimtarë të rastit,  Gëzim Toçila i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe Adriatik  Kola.

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin, i cili mësohet se është Koço Buzo, 58-vjeç, një ish-punonjës i Policisë së Shtetit.

Gjithçka ka ndodhur pas seancës së radhës për procesin e divorcit mes tyre, ku pasi ka dalë jashtë, Koço Buzo ka nxjerrë armën kallashnikov, duke vrarë në vend bashkëshorten e tij. Fillimisht gruaja ka mbetur e plagosur dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Autori i krimit, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga forcat e rendit. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, konkretisht një vajze 26-vjeçe, dhe dy djemve 20 dhe 18 vjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë