Shfaqjet Live Broadway do të kthehen në skenë duke filluar nga 14 shtatori pas një pauze 18-mujore për shkak të Covid-19.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka njoftuar ditën e mërkurë në një status në Twitter se duke nisur nga dita e enjte do të fillojë shitja e biletave dhe teatrot do të lejohen që të plotësojnë 100% të kapacitetit. Gjithsesi, mendohet se personave që do të jenë në audiencë do tu kërkohet një certifikatë vaksinimi.
“Broadway është një pjesë kryesore e identitetit dhe ekonomisë së shtetit tonë dhe ne jemi të entuziazmuar që perdet do të ngrihen përsëri”, tha Cuomo në Twitter.
Ndërsa në Nju Jork kanë filluar lehtësimet e masave kufizuese, teatrot e Broadway kanë nevojë për më shumë kohë për prova dhe shumë gjëra të tjera.
“Drita e gjelbër nga guvernatori për të filluar përgatitjet për shfaqjet është jetike për suksesin tonë dhe për ne”, tha Charlotte St. Martin, presidente e Broadway.
Mijëra aktorë, valltarë, muzikantë dhe ekip në prapaskenë u hoqën nga puna kur teatrot e Broadway u mbyllën në mars 2020. Disa shfaqje, duke përfshirë muzikalët “Frozen” dhe “Mean Girls”, janë lajmëruar se nuk do të kthehen më.
31 shfaqje në Broadway ishin në prodhim kur filloi mbyllja, duke përfshirë hite të tilla si “Hamilton”, “The Lion King” dhe “Wicked”.
“Më shumë se 14.8 milion bileta u shitën për shfaqjet në Broadway në sezonin 2018-2019, duke sjellë 1.8 miliardë dollarë fitime”, sipas Broadway League. Rreth 63% e atyre që shkonin në shfaqje ishin turistë, nga jashtë Shteteve të Bashkuara ose jashtë Nju Jorkut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



