Treg

Pandora heq dorë nga diamantët e nxjerra nga miniera

Kompania gjigande e bizhuterive Pandora ka ndaluar përdorimin e diamanteve të dala nga minierat në bizhuteritë e tyre. Ky vendim vjen për çështje etike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut pas raportimeve disavjeçare nga punonjës dhe gazetarë për abuzimin që bëhet me minatorët që nxjerrin diamantët.

Vitin e kaluar Pandora dhe kompani të tjera bizhuterish hoqën dorë edhe nga floriri dhe argjendi i nxjerrë nga minierat, duke u orientuar drejt materialeve të çmuara të krijuara në laborator.

Materialet e vlefshme që krijohen në laborator janë të njëjtat me ato të nxjerra nga minierat, por me çmim më të ulët dhe më pak njerëz të abuzuar. Vlera e tyre është sa 1/3 e diamanteve natyrorë.  

Gjatë 2020-ës Pandora punoi mbi 85 milionë gurë të çmueshëm, nga të cilat vetëm 50 mijë ishin të nxjerrë nga toka. 

Pandemia uli vlerën e diamantëve me 15% gjatë gjithë vitit të shkuar dhe produkti i diamanteve bruto ra me 20%, ndërsa vlera me 11%.

Diamantët e krijuar në laborator nga Pandora janë të përbëra nga 60% karbon me energji të ripërtëritshme. Kjo vlerë parashikohet të shkojë në 100% vitin e ardhshëm. Deri në vitin 2025 Pandora synon të përdorë materiale të riciklueshme në bizhuteritë që prodhon të përbëra kryesisht nga karboni.

Gjatë vitit të shkuar, kompania më e madhe e bizhuterive në SHBA, Tiffany&Co i pajiste klientët e saj që blinin dhe preferonin diamantë të nxjerrë nga miniera me informacione të rrugëtimit të një guri të tillë deri në dyqan gati për tu shitur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë