Pandemia duket të ketë reduktuar krimet në vendin tonë, ku nga të dhënat e Instat gjatë vitit 2020, niveli i krimeve ra me 7% duke shkuar në 32.736 të tilla, nga 35.210 që ishin gjatë 2019-s.
Vjedhjet, mashtrimet, falsifikimet dhe vrasjet kanë rënë përgjatë 2020-s, por dhuna në familje, krimet lidhur me drogën dhe krimet me dashje kundër shëndetit kanë pësuar rritje me mesatare 6.6%.
Numri i personave të akuzuar për vepra penale, gjithashtu ra në 2020-ën. 4.9% më pak të akuzuar se në vitin 2019.

Pothuajse 95% e autorëve të akuzuar për krime gjatë vitit të shkuar janë meshkuj dhe pjesa më e madhe e tyre 30.8%, janë të grupmoshës 30-44 vjeç të cilët kanë kryer 12.602 vepra penale. Me një diferencë shumë të vogël, grupmosha tjetër më e akuzuar është 18-29 vjec, me 12.309 krime të kryera.

Në 2020-n janë regjistruar 17.829 të dëmtuar nga krimet, mbi 30% e të cilëve ishin femra, më së shumti të dëmtuara nga krimet seksuale, krimet e moralit dhe dinjitetit dhe krimet kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.
Shifra e personave të cilëve iu hoq e drejta për liri, të burgosurit u ul me 8.5% në 2020-n krahasuar me 2019-n. Nga 4.614 të burgosur në vitin 2020, 1.311 i përkisnin krimeve lidhur me drogën. Pjesa më e madhe e të burgosurëve gjatë 2020-s i përkasin moshës 21-29 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



