Ka mbërritur anija e parë me 800 pajisje në prag të stërvitjes së madhe ushtarake në Ballkan, e cila fillon të hënën zyrtarisht.
Lajmin e ka bërë të ditur, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale. Mes të tjerash, Kim shton se në portin e qytetit bregdetar, pritet të mbërrijnë edhe dy anije të tjera.

“Defender21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan, fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi të shoh USNS Bob Hope të mbërrijë në Durrës. Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 pajisje për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen së shpejti në Durrës. #KrahperKrah”.
#Defender21, largest military exercise in W. Balkans, officially starts today. Pleased to see USNS Bob Hope arrive at Durrës. The Bob Hope is a supply ship that is carrying more than 800 pieces of equipment for use in the exercise. 2 other ships will join. 🇺🇸🇦🇱 #KrahperKrah pic.twitter.com/jL8u9HidRo
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 26, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




