Menaxhim

KLSH: 700 milionë euro dëm nga parregullsitë financiare

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka raportuar se nga 145 kontrolle janë zbuluar 73 parregullsi lidhur me shkeljet financiare që janë kryer dhe veprimet jolegjitime. Dëmi ekonomik i konstatuar nga parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, rezultoi  në shumën totale 17.7 milionë euro. Shkelje e disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën e afërsisht 694.1 milionë euro.

KLSH-ja raporton se parregullsitë dhe paligjshmëritë janë zbuluar në përdorimin e fondeve pa eficensë, mungesa e kontrollit në fushën e prokurimeve publike, shkeljet e disiplinës buxhetore në likuidimin e faturave për shpenzime/investime, keqmenaxhimin e fondeve.

Gjithashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se nuk janë raportuar saktë detyrimet e prapambetura dhe janë anashkaluar asetet që mund të nxjerrin vlerën reale.

“Mbi raportimin e pasaktë të detyrimeve të prapambetura rezultoi se, stoku i detyrimeve të prapambetura i raportuar në bazë të vetë deklarimeve të njësive buxhetore në shumën 17.279 milion lekë, është jo i plotë dhe i saktë pasi konstatohen diferenca në raportimet e pagesave për detyrimet e prapambetura, por edhe për shkak të mosraportimit të plotë nga ana e njësive buxhetore dhe jo në përputhje me Udhëzimet vjetore dhe VKM-në nr. 50, date 05.02.2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit”-raporton KLSH-ja.

Kjo parregullsi ndikon drejtpërdrejt në deformimin e pasqyrave financiare dhe vetë deficitit buxhetor në vendin tonë.

Tregohet se ka vendime gjyqësore të formës së prerë lidhur me menaxhimin e financave që nuk raportohen ose raportohen pjesërisht.

“DPT nuk ka raportuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë stokun e rimbursimit të TVSH-së. Teprica kreditore për tatim – fitimin vazhdon të mbetet e lartë dhe gjatë vitit 2019 duke krijuar një detyrim potencial për administratën tatimore i pa raportuar si detyrim i prapambetur”,- thuhet në raport. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë