Menaxhim

Bankat shtrënguan kreditimin e bizneseve dhe lehtësuan të individëve

Në një monitorim të Bankës së Shqipërisë, bankat tregtare në Shqipëri kanë treguar se gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 sistemi i kreditimit u shtrëngua për bizneset, si për madhësinë e tyre dhe për qëlllimi e kredisë. Biznesi i madh pati rritje të kërkesë për tregti dhe biznesi i mesëm e i vogël rënie. Në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë, kërkesa u vlerësua më e lartë, si për kreditë e dhëna me qëllim financimin e investimeve, ashtu edhe ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.

Në gjykimin e bankave, kredia për individë u lehtësua dhe pati rritje të kërkesës së saj për konsumatore dhe blerje banesash.

Gjatë tremujorit të dytë priten që të mos ketë ndryshime në standardet e kreditimit për bizneset e mëdha dhe disa lehtësime për biznesin e mesëm dhe të vogël .

Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e parë të vitit u ndikua nga perceptimi mbi rrezikun lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe mbi aftësinë paguese  dhe me gjendjen  aktuale  të  bizneseve.  Po  ashtu,  edhe  toleranca  më  e  ulët  e  bankave ndaj rrezikut vijoi të raportohej si faktor që luajti rol në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset. Zgjatja e periudhës së pandemisë, së bashku me pasiguritë rreth saj, ndikoi po ashtu në shtrëngimin e standardeve  të  kreditimit këtë tremujor. Në  kahun lehtësues të  standardeve  të  kreditimit për bizneset ndikuan kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilancet e bankave tregtare.

Sipas  opinionit  të  bankave,  kushtet  dhe  termat  e  kreditimit  u  shtrënguan  si  pasojë  e  perceptimit  për rrezik, si edhe nga toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut. Nga ana tjetër, kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilanci ndikuan në kahun lehtësues të kushteve dhe termave të kreditimit për bizneset.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë