Menaxhim

Debati për bypass-in, BB financon strukturën e kalasë së Gjirokastrës

Fondi Shqiptar i Zhvillimit(FZHSH) ka publikuar ftesën për ofertë lidhur me kontratën që parashikon “Zbatimin e masave paraprake për adresimin e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës”.

Fondi ka njoftuar se qeveria shqiptare është financuar nga Banka Botërore kundrejt kostos për projektin  “Integrimi Urban dhe Zhvillimi i Turizmit”, dhe ka për qëllim të përdor pjesë të këtij financimi per kontratën e mësipërme.

Punimet parashikohen që të kryhen për një periudhë kohore prej 13 muajsh dhe erdhën pas shumë debateve që janë bërë në lidhje me faktin se ndërtimi i projektit bypass për Gjirokastrën do të dëmtonte trashëgiminë kulturore të qytetit.

Ekspertë të njohur ndërkombëtarë të fushës së shkencës, urbanistikës dhe trashëgimisë kulturore kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me projektin e bypass në Gjirokastër.

22 prej tyre, para disa javësh i dërguan kryeministrit Edi Rama një letër të hapur ku kërkonin që të ndërpriteshin punimet për shkak se ata rrezikonin statusin që kishte Gjirokastra si pjesë e UNESCO dhe shkatërronin disa pjesë autentike të saj.

Projekti bypass synon devijimin e trafikut dhe transformimin e infrastrukturës së qytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë