Të dhënat nga Ministria e Financave raportojnë se investimet gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, llogaritën në 11.3 miliardë lekë. 118% më e lartë se një vit më parë në të njëjtën periudhë.
Ky nivel është më i larti që nga viti 2013 në vend.
Në fund të tremujorit të parë u shpenzuan vetëm 2.9 miliardë lekë për rindërtimin nga tërmeti i 26 nënëtorit 2019, nga 4.6 miliardë lekë të planifikuara për këtë periudhë. Kështu u realizua vetëm 63% e fondit të planifikuar. Për të gjithë vitin janë planifikuar të shpenzohen 28 miliardë lekë për rindërtimin.
Në raport thuhet se financimi më i madh shkoi për projektet e infrastrukturës, koncesionet PPP dhe procesi i rindërtimit. Projekti me financimin më të lartë për dymujorin e parë të vitit 2021 ishte “Subvencionim Projekti koncesionar/PPP për subvencionimin e rrugës Milot – Morinë”, me 369 milionë lekë, nga 740 milionë lekë të programuara për të gjithë vitin.”
Projekti i dytë më i financuar ishte projekti i burimeve ujore me 366 milionë lekë, ndonëse pa fond të planifikuar nga Ministria.
Projekti i tretë më i financuar ishte segmenti rrugor Qukës-Qafë Plloçë, me 359 milionë lekë, njësoj, me fond të paplanifikuar nga Ministria.
Gjatë vitit 2021 janë planifikuar 1942 projekte nën fondin e 97 miliardë lekëve.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje