Menaxhim

49 mln lekë për kompensim të vetëm 25 pronarëve

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka raportuar se në kuadër të planit për dëmshpërblim të pronave kanë përfituar 25 subjekte nga 254 në monitorim.

Në raportin e  dërguar në Ministrinë  e Financave nga ATP-ja theksohet se dëmshpërblimi total arrin pak më shumë 49 milionë lekë.

 “Janë kompensuar 25 subjekte me vlerë 49,115,904.46 lekë, sipërfaqja e kompensuar fizikisht është 1,009,645 m2, vlera e të cilës është 196,463,618 lekë, dhe 1 mbyllje procedimi.”

Fondi i kompesimit për raste të veçanta është në shifra më të larta, mbi 175 milionë lekë, ku përfshihen pronarët që heqin dorë nga pjesa më e madhe e përfiitmit për ta marrë pa radhë, të cilët numërohen 75.

ATP-ja trgeon se 148 subjekte kanë përfituar këstin e viteve 2016-2019 me vlerë mbi 481 milionë lekë.

“Kompensim me raste të veçantë: gjatë vitit 2020 janë kompensuar 75 subjekte me vlerë 175,441,434 lekë dhe 148 subjekte që kanë përfituar këstin e radhës 2016-2019 me vlerë 481,216,781 lekë dhe 5 mbyllje procedimi.”

Gjatë kësaj periudhe aplikime të reja pranë Sektorit të Trajtimit të Kërkesave të Veçanta gjithsej në total janë 55 subjekte ndërsa Aplikime të kaluara me memo nga Sektori i Kompensimit Financiar dhe Fizik në Sektorin e Trajtimit me Kërkesë të Veçantë gjithsej në total janë 49 subjekte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë