Kryeministri Rama ka bërë të ditur se pas komunikimit të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, me kontrollorët në Rinas, një pjesë e tyre do të rikthehet në punë.
“Fluturimet e ditës së nesërme, ato esencialet do të vijojnë normalisht,” – u shpreh Rama.
Ai shton se “ngjarja nuk i gjeti gafil” pasi ishin të informuar mbi situatën.
Kryeministri tregoi se ditën e nesërme pritet të vijë një grup kontrollorësh nga Greqia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




