Pasditen e të enjtes kanë mbërritur një tjetër sasi vaksinash kineze “Sinovac” në aeroportin e Rinasit.
Bëhet fjalë për 100 mijë doza të reja të kompanisë kineze që do të shërbejnë për vaksinimin e popullatës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama, i cili thotë se kjo sasi u vonua për shkak të krizës së bllokimit të kontrollorëve në aeroportin e Rinasit.
“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid, – shkruan Rama. – Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




