Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Shqipëri ka njoftuar individët apo subjektet që janë pjesë e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) të raportojnë me saktësi të ardhurat bruto jashtë territorit të Shqipërisë për të shmangur paqartësitë dhe penalitetet në kuadrin ligjor.
DPT-ja bën të ditur se administrata tatimore tonë do të kontaktojë dhe të marrë të dhënat fiskale të shqiptarëve që janë rezidentë në vende të huaja nga administratat tatimore homologe.
Në njoftim përcaktohet:
“Sipas standardit, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë balancat e llogarive. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal, brenda logjikës se veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.