Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka propozuar krijimin e një Regjistri mbi komunikimet tregtare të pakërkuara në lidhje me bizneset që telefonojnë qytetarët për arsye marketingu. Ky regjistër synon kufizimin e telefonatave gjatë fundjavës, ditëve të festave dhe gjatë javës në fashën 09:00-19:00.
Regjistri do të shërbejë për regjistrimin e bizneseve të cilat komunikojnë qytetarët për të reklamuar shërbimin e tyre pa autorizim. Aty mund të regjistrohen gjithashtu edhe klientët që nuk duan të marrin telefonata të tilla. Regjistrimi në të do të jetë falas për qytetarët dhe me pagesë për bizneset.
Subjektet tregtare që nuk e respektojnë vendimin do të gjobiten me 1 milionë lekë.
Regjistri nuk do të jetë i hapur për publikun e gjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.