Një tifoz i Anglisë ka ndarë online udhëtimin prej dhjetë orësh në Tiranë, ku ka mbërritur për të ndjekur kombëtaren e zemrës, që fitoi 2-0 ndaj kuqezinjve. Rob Pomfret arriti në Shqipëri, duke bërë foto para stadiumit ‘Air Albania’ edhe pse ishte në dijeni se nuk do të futej brenda. Tre Luanët triumfuan 2-0, mirëpo tifozi anglez pati një eksperiencë të veçantë.
✈️ A flight to North Macedonia and an 8 hour bus to Tirana@RobPomfret finally made it to Albania for the match this evening 👏🏻👏🏻👏🏻
— England Football Fans (@EnglidsAway) March 28, 2021
Have a good one, Rob 🏴🏴🏴 pic.twitter.com/Yc1xi4HlDF
Baret dhe restorantet janë të hapura në vend, çka do të thotë se kishte mundësi të hynte në Shqipëri dhe ta shikonte ndeshjen nga afër. Sidoqoftë, pasi ndau detajet e udhëtimit të tij në Twitter, kjo gjë i ka ndarë në mendime tifozët, me disa që theksojnë se Pomfret mund të rrezikojë një gjobë prej 5000 £ për thyerjen e kufizimeve të koronavirusit, të cilat nuk përfshijnë udhëtime të huaja për turizëm. Sidoqoftë, Pomfret thotë se nuk preket nga ky rregull, pasi ka udhëtuar nëpër Ballkan për disa kohë.
Look I’m travelling in the Balkans, and I had to opportunity to come to Albania which coincided with the game! I left before the 5k fine etc, just enjoying my travels that is all! Sorry if anyone was offended was just sharing my story and it’s amazing here🏴😃
— Rob Pomfret🏴 (@RobPomfret) March 28, 2021
Mbështetësit e “Tre Luanëve” u ndanë për veprimet e Pomret, me disa që e mbështetën atë, për të shfrytëzuar në maksimum një situatë të vështirë. Të tjerët përmendën se udhëtimi mund t’i kushtojë atij shumë më tepër sesa pritej, nëse gjobitet. Pomfret e shijoi kohën e mirë në kryeqytetin shqiptar, duke mbetur i befasuar me kafenetë e mbushura dhe me çmime të lira. Ai ka lënë mbishkrimet në fotot se ka vizituar Tiranën, rastësisht në ditën kur u zhvillua ndeshja dhe thotë se për këtë arsye i ka shpëtuar dënimit prej pesë mijë eurove.
Been here since Monday, bars open until 8 things are pretty normal considering. Onto tomorrow 🍻 pic.twitter.com/bjYR4XXsk6
— Rob Pomfret🏴 (@RobPomfret) March 27, 2021
Anglia shëtiti në Air Albania, duke dalë me një 0-2 përballë Shqipërisë, që e lejon të blindojë vendin e parë në Grupin I për kualifikueset e Katar 2022. Shumë e thjeshtë për skuadrën e Southgate, që tregoi në fushë diferenca të mëdha kualitative, duke përfituar edhe nga një kundërshtar që tregoi dhëmbët vetëm një pjesë lojë, ndërsa në kuadrat nuk goditi asnjëherë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




