Futboll

Katar 2022/ Belgjika nuk gabon, Ukraina frenon kampionët e Francës

Kualifikueset europiane për Botërorin 2022 nisin menjëherë me një befasi të madhe, me Turqinë që mposht 4-2 Holandën në ndeshjen e madhe të Grupit G. Në Stamboll, turqit fluturuan falë tregolëshit të Yilmaz e rrjetës së Calhanoglu, ndërsa tulipanët u futën në lojë vetëm në pjesën e dytë me Klassen e De Jong.

Surpriza ndodhi në Paris kur Franca kampione e botës u ndal në barazim 1-1 nga Ukraina e Shevchenkos në emergjencë të plotë. Në debutimin në kualifikuese e Botërorit 2022, “gjelat” e Deschamps kaluan të parët në avantazh në minutën e 19′ me të majtën e harkuar të Griezmann. Bleus megjithatë dominimin nuk e mbyllën ndeshjen e në të 57′ u ndëshkuan nga goditja e Sydorchuk e devijuar papritur nga Kimpembe pas shpinës së Lloris.

Belgjika e nisi me një 3-1 ndaj Uellsit grupin kualifikues për Katar 2022: golit të Wilson, që kaloi miqtë në avantazh iu përgjigjën De Bruyne, Thorgan Hazard e Lukaku me penallti. Ata që e nisën keq janë kroatët e Zlatko Dalic, që humbën 1-0 derbin ballkanik me Slloveninë (në gol Lovric). Skuadra tjetër ballkanase, Serbia ia doli të triumfojë me shifrat 3-2 në një sfidë të vështirë ndaj Irlandës, ndërsa në të njëjtin grup, Portugalia fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Azerbajxhanit të De Biasit, falë një autogoli të Medvedev në minutën e dytë. Shumë mirë Republika Ceke (6-2 ndaj Estonisë), por edhe Serbia, Rusia, Norvegjia e Mali i Zi.

GRUPI A

Portugali-Azerbajxhan 1-0

36′ (ag) Medvedev

Serbi-Irlandë 3-2

40′ Vlahoviç, 69′, 76′ Mitroviç / 18′ Brouni, 86′ Kollins

GRUPI D

Finlandë-Bosnjë Hercegovinë 2-2

58′, 78′ Puki / 55′ Pjaniç, 86′ Stevanoviç

Francë-Ukrainë 1-1

19′ Grizman / 57′ (ag) Kimpembe

GRUPI E

Belgjikë-Uells 3-1

22’ De Bryjn, 28’ T. Hazard, 72′ (p) Lukaku / 11’ Uillson

Estoni-Republika Çeke 2-6

12′ Sapinen, 86′ Anier / 18′ Shik, 27′ Barak, 32′, 43′, 48′ Suçek, 56′ Jankto

GRUPI G

Gjibraltar-Norvegji 0-3

43′ Sorloth, 45′ Thorstved, 57′ Svenson

Letoni-Mali i Zi 1-2

40′ Ikaunieks / 41′, 83′ Jovetiç

GRUPI H

Qipro-Sllovaki 0-0

Maltë-Rusi 0-3

23′ Dzhyba, 35′ Fernandes, 90′ Soboloev

Slloveni-Kroaci 1-0

15′ Lovriç


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë