Rend dhe Ligj

Kandidatja e LSI në Durrës, Elona Guri, konfliktohet me një qytetar

Elona Guri, kandidate e LSI-së në qytetin e Durrësit, pasditen e sotme është konfliktuar me një qytetar në lagjen numër 4 të qytetit. Guri dhe qytetari me inicialet Ç.K. janë shoqëruar në komisariat për sqarime.

Për këtë ngjarje ka edhe një njoftim zyrtar të Policisë, që bën me dije: “Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë