Rend dhe Ligj

Sekuestrohen pasuritë miliona euro të gruas dhe familjarëve të Devi Kasmit

Prokuroria e Tiranës ka vendosur nën sekuestro pasurinë miliona euro të Devi Kasmit, tre vite pas ekzekutimit të tij në Tiranë, për veprën penale të pastrimit të parave.

Policia Gjyqësore ka kryer një hetim për ish-bashkëshorten e tij Ereda Selimi dhe familjarëve të tjerë të Kasmit, ndaj të cilëve kanë rezultuar disa kontrata shit-blerjeje pasurish të tundshme dhe të patundshme.

Pasuritë që i janë sekuestruar Kasmit, kapin një vlerë prej miliona eurosh dhe dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i tij, në fushën e trafikut të kokainës.

Prokuroria thotë se pasuritë e sekuestruara, janë kryesisht në emër të personave të tretë, me të cilët ai kishte marrëdhënie familjare.

Në banesën e Kasmit pas vrasjes, janë gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine, dhe përzjerësish të tjerë, si dhe një armë me mbishkrim, që kishte ardhur nga Izraeli.

Devi Kasmi u ekzekutua nga një ish-komando greke, Eftimi Eftimiu, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Ai u vra në një atentat të organizuar pranë shtëpisë së tij në rrugën e Dibrës në kryeqytet, në 29 janar të vitit 2018 për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Sipas vendimit të gjykatës, Eftimiu e kreu vrasjen në këmbim të një shpërblimi financiar, pasi ishte i porositur nga një grup kriminal, ku shtetasi Aurel Hoxhallari dyshohet se urdhëroi vrasjen.

Kasmi ishte një person me rekorde kriminale, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Francë dhe Spanjë.

Pasuritë e sekuestruara

Pasuria me nr.9/196 vol.3 faqe 174 zona kadastrale 8320 ne emrin e shtetasit Deglis Kasmi (vëllai i Devi Kasmit).

Pasuria me nr. 9/573 vol.27 fq. 8 zona kadastrale 8320 në emër të shtetasit Deglis Kasmi. (vëllai i Devi Kasmit)

Pasuria me nr. 9/572 vol.27 fq. 7 zona kadastrale 8320 në emër të shtetasit Deglis Kasmi. (vëllai i Devi Kasmit)

Pasuria me nr. 5/80 vol.9 fq. 214 zona kadastrale 8370 në emër të shtetasit Bilbil Kasmi.(Babai)

Pasuria me nr. 1110/5 vol.12 fq. 100 zona kadastrale 3993 në emër të shtetasit Flutura Abedin Selimi.(nëna e Eredës)

Pasuria me nr. 1109/2 vol.12 fq. 122 zona kadastrale 3993 në emër të shtetasit Flutura Abedin Selimi.(nëna e Eredës)

Pasuria me nr. 1109/1 vol.12 fq. 121 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Flutura Abedin Selimi.

Pasuria me nr. 1109 vol.12 fq. 200 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Flutura Abedin Selimi.

Pasuria me nr. 1110/6 vol.12 fq. 101 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Flutura Abedin Selimi.

Pasuria me nr. 1110/7 vol.12 fq. 123 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Flutura Abedin Selimi.

Pasuria me nr. 1109/1 vol.12 fq. 121 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Flutura Abedin Selimi.

Pasuria me nr. 1109 vol.1 fq. 200 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Flutura Abedin Selimi.

Pasuria me nr. 1110/6 vol.12 fq. 101 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Flutura Abedin Selimi.

Pasuria me nr. 1110/7 vol.12 fq. 123 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Flutura Abedin Selimi.

Pasuria me nr. 1110/8 vol.12 fq. 124 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Flutura Abedin Selimi.

Pasuria me nr. 1110/1 vol.12 fq. 234 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Flutura Abedin Selimi.

Pasuria me nr. 6/335 vol.31 fq. 118 zona kadastrale 8360 në emër të shtetases Ereda Mehmet Selimi.(Bashkeshortja e Devi Kasmit)

Pasuria me nr. 6/140+2-25 vol.37 fq. 7 zona kadastrale 8360 në emër të shtetases Holta Mehmet Shehu.(Motra e bashkëshortes së Devi Kasmit

Pasuria me nr. 1109/2 vol.12 fq. 122 zona kadastrale 3993 në emër të shtetases Holta Mehmet Shehu. (Motra e bashkëshortes së Devi Kasmit)

Pasuria me nr. 6/140+2-26 vol.37 fq. 8 zona kadastrale 8360 në emër të shtetases Holta Mehmet Shehu. (Motra e bashkëshortes së Devi Kasmit)

Pasuria me nr. 7/675+1-27 vol 27 fq.13 zona kadastrale 8340 në emër të shtetases Holta Shehu. (Motra e bashkëshortes se Devi Kasmit)

Pasuria nr. 1/461+1-17 vol 21 fq 231. Në emër të shtetases Xhilda Kasmi.(Mamaja e Devi Kasmit)

Pasuria nr.2/117 vol 26 faqe 239 zk 8140. Në emër të shtetasit Devi Kasmi

Pasuria me nr.6/140+2-13 vol 6 fq.205 zona kadastrale 8360. Në emër të shtetases Holta Shehu

Automjetin me targa AA 486 PM e markes Benz GLK viti 2010 në emër të Holta Shehu.

Pasuria nr 6/157-N4 vol.26 fq.144 zonen kadastrale 8360 në emër të shtetases Xhilda Kasmi

Automjeti Mercedez Benz me targa AA486PM.

Kontratë shkëmbimi nr.1669Rep nr.666kol datë 19.04.2016 lidhur midis shtetasve Ereda selimi dhe shtetasit Edmond Kastrioti. Shtetësja Ereda Selimi i jep pronën me sipërfaqe 52.06m2 rruga Fadil Rada zona kadastrale 8150, nr pasurie 6/571-N6, vol 52 fq 222 dhe përfiton pronën e shtetasit Edmond Kastrioti me sipërfaqe 142.40m2 në rrugën Urani Pano hyrja 1 zona kadastrale 8360 nr pasurie 6/157-N8/2B ne vol.27 fq.149.

Prona në zonën kadastrale 8140 nr pasurie 3/913-N1 vol.35 fq.247 dhe pasuria apartament me sipërfaqe 51.5m2 në rrugën “Qemal Stafa” zona kadastrale 8140 nr.pasurie 3/237+1-3 volumo 5 fq.49 në emrin e shtetasit Deglis Kasmi (vëllai i Devi Kasmit)

Bodrum e ndodhur në rrugën “Urani Pano” me sipërfaqe totale 436m2 zona kadastrale 8360 nr pasurie 6/157-B4, vol. 33 faqe 221.

Njësi e ndodhur në rrugën “Urani Pano” me sipërfaqe 38.28m2 zona kadastrale 8360 nr pasurie 6.157-N4 vol.26 fq.144.

Apartament banimi në rrugen “Dull Keta” h.1 ap.12 me sipërfaqe 78.30m2 në zonën kadastrale 8360 me numër pasurie 7/229+1-12 vol.27 fq.28.

Apartament banimi në rrugën “Kongresi i Manastirit” h.1 ap.17 me sipërfaqe 90.60m2 zona kadastrale 8130 nr pasurie 1/461+1-17 vol.21 fq.231.

Bodrum ndodhur në rrugën “Urani Pano” hyrja 1 me sipërfaqe 296m2 në zonën kadastrale 8360 nr pasurie 6/157-B3 vol.26 fq.140.

Bodrum në rrugën “Urani Pano” hyrja 1 me sipërfaqe 140m2 në zonën kadastrale 8360 nr pasurie 6/157-B2 vol. 26 fq. 139 në emër të Ereda Selimit.

Kontratë dhurimi apartamenti me nr.6677rep dhe nr.1899kol date 30.12.2014 me palë dhuruese shtetasen Çetina Zajmi dhe përfituese shtetasen Ereda selimi

Apartament në rrugen “Fadil Rada” me siperfaqe 52.6m2 ndodhur në zonën kadastrale 8150 me vërtetim pronësie nr. 6/571-N6, vol 52, fq 222 në emër të Ereda Selimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë