Ka ndodhur

Pandemia, Greqia: Kapshtica e mbyllur deri në 5 prill

Pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të mbetet e mbyllur deri në 5 prill 2021.

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të mbetet e bllokuar.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Për shkak të pandemisë, situata në doganën e Kapshticës, ku nuk lejohet të kalojë asnjë udhëtar drejt shtetit helen apo qoftë dhe mjetet e tjera, vazhdon të jetë e njëjtë që prej nëntorit të vitit 2020.

Personat e vetëm që mund të hyjnë nga shteti grek në territorin shqiptar, janë ata që mund të kalojnë në këmbë, si dhe mjetet e transportit të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë