Futboll

Në “Elbasan Arena” fiton frika, Partizani-Teuta nuk ka fitues (video)

Partizani dhe Teuta nuk kanë arritur të kthehen në kreun e renditjes së Kategorisë Superiore pas supersfidës mes tyre në javën e 25-të, pasi janë ndarë në një barazim pa gola në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Momenti më i diskutueshëm I kësaj përballjeje pretendentësh në “Elbasan Arena” u shënua në minutën e 74-t, kur Eneo Bitri e dërgoi me kokë topin në rrjetë, por sipas anësorit në pozicion jashtë lojë. Nga pamjet e përsëritura vihet re se mbrojtësi i Partizanit ishte thuajse në vijë me mbrojtësin kundërshtar në momentin e krosimit të topit.

Kështu, të dy ekipet kanë humbur mundësinë për të arritur Vllazninë në kreun e renditjes, duke mbetur 2 pikë pas saj, ndërsa ndajnë vendin e tretë mes tyre. Interesant fakti që Partizani-Teuta ka rezultuar një sfidë me shumë rivalitet në vitet e fundit, aq sa në shtatë takimet e fundit kanë shënuar gjashtë barazime dhe një sukses i durrsakëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë