Futboll

Vllaznia rikthehet te kreu, Tirana “befason” Laçin, Kukësi harron të fitojë (video)

Vllaznia rikthehet në krye të Superiores, pasi ka mundur Kastriotin në minutat shtesë me një gol të shënuar nga Ardit Hoxhaj. Një duel shumë i luftuar, i mbyllur në mënyrë dramatike dhe tashmë krutanët shohin Bylin t’u afrohet.

Tirana ia ka dalë të marrë një triumf të madh në transfertë teksa ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-2 me golat e djemve të dalë nga akademia, Çelhaka e Ismajlgeci.

Ndonëse synonte një vend në zonën Play Out, Bylis po provon të sigurojë në mënyrë direkte mbijetesën, pasi sot mori një tjetër 3-pikësh mjaft të rëndësishëm përballë Kukësit dhe u ngjit në kuotën e 25 pikëve.

Merr një 3-pikësh shprese edhe Skënderbeu, që ia doli të triumfojë me rezultatin 1-2 në “Loni Papuçiu” të Fierit, përballë një rivali direkt për mbijetesën si Apolonia. Sadriu kaloi në avantazh korçarët në pjesën e parë, ndërsa vendasit barazuan me Mihanën në minutën e 60’.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Skënderbeu fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol Jorgo Meksi, duke u dhënë korçarëve një 3-pikësh të artë, që mban gjallë shpresat për mbijetesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë