Njerez

Të fotografosh majat më të larta të botës

Vargu i maleve Karakoram në Himalaje përfshin majat më të larta të të gjithë botës. 4 nga majat i kalojnë lartësitë  e 7.900 metra përfshirë malin K2 dhe pjesa tjetër mesatarisht arrijnë në 6.100 metra lartësi.

Mali K2, maja e dytë më e lartë në botë, 8.611m.

Fotografi polak  Tomasz Przychodzien duke lexuar për polakët që gjatë historisë ngjitën këto maja për t’i shpëtuar Perdes së Hekurt të komunizmit, vendosi të ndjekë hapat e tyre.

Vargmali Karakoram, pjesë e Himalajave.

K2 mbuluar nga retë

Trango Towers, formacione të mëdha shkëmbore në K2

Kur Tomasz nisi kërkimet për malet e Karakoramit tha se “ishte dashuri me shikim të parë”. Majat ishin të mprehta dhe frikësuese. “Nuk e mendova dy herë dhe vendosa të shkoj,” thotë ai.

Fillimisht, fotografi u pozicionua në Everest, por mendoi që ishte tepër “shëmtuar” aty dhe duke kërkuar gjeti vargun e Karakoramit, pjesë e Himalajave.

“K2 ishte qershia mbi tortë. Le të mos përmendim pastaj shumë maja të thepisura që nuk kanë emër,” u shpreh Tomasz.

Ai udhëtoi në Karakoram në vitin 2019, ku qëndroi 22 ditë.  Fotografi tregon se i duhej të luftonte me motin  e vrazhdë për të bërë fotografitë.

Pak a shumë një Odise. Pa lidhje interneti, pa linjë celulari, në të ftohtë dhe male të frikshme.

Tomasz ia doli ntë fotografonte Karakoram me të gjithë mrekullinë e tij në një mot të frikshëm, që mund ta dallosh sapo të shohësh pamjet.  Ai nuk përdori dron.

Ai tha se për një alpinist ndoshta janë normale, por është e pamendueshme të ngjitet një njeri normal.

Kampi Concordia

Grupi i majave të vargmalit Karakoram

Fotografi tregon se ka fjetur në tendë dhe se mbulesa e ajrit të rëndë nga i ftohti ia bënte gjumin edhe më të kënaqshëm.

Tomasz tregon se nuk mund të shikonte bimë apo gjallesa. Të vetmet që kishte hasur ishin disa zogj dhe minj.

Një majë e pa emëruar në vargmalin Karakoram

Ndërkohë që ngjitej, ai mbante me vete aparatin forografik dhe pajisjet e tij rreth 15 kg, veshjet e shiut dhe 3 litra ujë.

“Për një pamje më të mirë u drejtova tek maja më e lartë. Një erë e fuqishme po frynte. Këmbët nuk më mbanin më dhe pas dy hapash, rrëzohesha,” tregon fotografi polak.

Bashkë me të në vizitën e Karakoramit ishin 30 vetë.

Udhëtimi në K2 ngjante me një shkretëtirë prej gurësh dhe akulli. “Nëse për dikë parajsa është uji i ngrohtë dhe pemët e palmës, për mua është K2 me akull dhe gurë,” shprehet Tomasz.

Trango Towers, Urdukas dhe Paiju

Maja e Trango mbuluar me akull

Memorialet e vikitamve që kanë humbur jetën në K2

Trango Castle

Burimi: DailyMail


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë