Futboll

Dështimi italian, asnjë skuadër në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Tri angleze, dy gjermane, një spanjolle, një franceze, një portugeze. Zero italiane. Mungesa e madhe e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve është Seria A, e cila, pasi u paraqit me tri skuadra në 1/8 finale, nuk dërgon asnjë midis tetë më të mirave në Europë.

Nëse Interi do të eliminohej që në grupe, pa shkuar dot as në Ligën e Europës, tri skuadrat e tjera italiane të kualifikuara për në 1/8 finale ranë njëra pas tjetrës. Për të tria lamtumirat nga Liga e Kampionëve, humbjet e ndeshjeve të para kanë ndikuar. Juventusi, Atalanta dhe Lazio janë mundur përkatësisht nga Porto, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Skuadra që iu është afruar më shumë çerekfinaleve është Juventusi, fitues ndaj Portos në ndeshjen e kthimit, por me një rezultat (3-2) në kthim, që e eliminoi nga Champions-i. Nga ana tjetër, Atalanta u mposht 3-1 në kryeqytetin spanjoll. Ashtu si bardhekaltrit, të mundur në Bavari.

Në edicionet 2017, 2018, 2019 dhe 2020, Italia gjithmonë ka pasur të paktën një ekip në çerekfinalet e Champions-it. Seria A kthehet vite më parë, duke pasur parasysh që në sezonin 2015-2016, i fituar nga Real Madridi, asnjë ekip italian nuk arriti të shkojë përtej 1/8 finale.

Atëherë, kur Seria A mund të llogariste vetëm 2+1 vende në këtë turne, u paraqit një situatë edhe më alarmante, duke pasur parasysh “nokautet” e Romës dhe Juventusit në 16 më të mirët dhe atë të Lazio në raundet paraprake. Në mijëvjeçarin e ri, në përgjithësi, Italia ka rënë gjithnjë e më shumë.

Kohët e tre gjysmëfinalistëve Inter, Milan dhe Juventus tani duket se janë një kujtim i largët. Nëse është befasuese mungesa e ekipeve italiane në çerekfinalet e Champions-it, të monopolizuara nga spanjollët, anglezët dhe gjermanët për vite me radhë, realiteti i fakteve e sheh Serie A vazhdimisht larg nga lavditë e vjetra.

Mbi të gjitha, më 2015 ekipi i vetëm në çerekfinale ishte Juventusi; më 2014 italianët u eliminuan të gjithë para kësaj faze; më 2013 vetëm “Zonja e Vjetër” zbarkoi atje edhe një here. Para kësaj ishin vetëm Milani dhe Interi, përkatësisht më 2012 dhe 2011, për të përfaqësuar Serie A në mesin e tetë më të mirëve të Champions-it.

Një katastrofë që padyshim çoi në zero trofe: i fundit mbetet ai i “tripletës” së Interit më 2010. Qysh atëherë, dy finale të humbura nga Juventusi dhe shumë zhgënjim…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë