Ministria e Financave ka shpallur zonën ekonomike të Spitallës të lirë për operatorët privatë me kohë ekzekutimi 99 vite.
Zona ekonomike për zhvillim në Spitallë, pranë portit të qytetit të Durrësit shtrihet në një sipërfaqe prej 49.1 hektarë.
Sipas njoftimit nga MFE-ja, do të hapet procedura konkurruese për kompanitë private dhe mund ta shfaqin vetëm 150 ditë dhe vlera e kërkuar për sigurimin e ofertës është 15 milionë lekë.
Zonat ekonomike të hapura për zhvillim kanë lehtësira fiskale dhe synojnë investimin nga operatorë të ndryshëm dhe një ndikim ekonomik në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.