Menaxhim

Sigurojmë makinat para se të sigurojmë shëndetin

Të ardhurat nga sigurimet në Shqipëri gjatë janarit 2021 u rritën me 9.07% në krahasim me janarin e vitit të shkuar duke kapur vlerën e 1.5 miliardë lekë, por numri i kontratave të lidhura u ul me 29.81% krahasuar me të njëjtë periudhë një vit më parë.

Çfarë vihet re nga raporti i publikuar i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është numri i vogël i sigurimeve të jetës dhe shëndetit në raport me sigurimet motorike dhe të pronës.

58.8% të sigurimeve janë motorike me vlerë  811 milionë lek,  27.5% për sigurimin e pronës  me vlerë 408 milionë lekë dhe 13.5% për jetën dhe shëndetin me vlerë  94 milionë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë