Qeveria e futbollit europian, UEFA, i ka besuar Shqipërisë organizimin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian U-17 femra, 2021/2022. Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen në vendin tonë në datat 24, 27 dhe 30 shtator 2021. Kështu, Shqipëria U-17, që është shortuar në grupin B me Azerbajxhanin dhe Malin e Zi (gjendet në Ligën B) do të tentojë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A.

Kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi pas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B. Skuadrat e Ligës A garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




