Dy persona janë arrestuar, pasi akuzohen se kanë përgatitur mina për shpërthim në distancë dhe dyshohet se do i shisnin kundrejt fitimit.
Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Distanca”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit A.G.,46 vjeç dhe B.G., 35 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A.G., policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.