Ka ndodhur

I gjenden kokainë dhe kanabis, në pranga 24-vjeçari në Sarandë

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi i janë sekuestruar rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Policia në Sarandë, ka arrestuar poseduesin e drogës, shtetasin me iniciale G.A., 24 vjeç, banues në Ksamil.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë