Ka ndërruar jetë nga Koronavirusi mjeku Geron Husi, në moshën 50-vjecare. Lajmi është bërë i ditur nga mjeku infeksionit, Tritan Kalo me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”
“Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor. I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte,” shkruan Kalo.
Hysi ishte mjek në shërbimin e Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe prej ditësh po kurohej në Turqi, për shkak të gjendjes së rëndë nga Covid-19
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.