Lëkundje të forta sizmike janë regjistruar rreth orës 14:00 në Greqi, ku tërmeti është ndier edhe në juglindje të vendit tonë, kryesisht në qytetin e Korçës, por edhe në Tiranë.
Sipas raporteve paraprake, mësohet se tërmeti ka qenë i madhësisë 5.7 ballë i shkallës Rihter.
Siç njofton IGJEUM, në qytetin e Bilishtit janë regjistruar lëkundje me magnitudë 3.9 ballë, me një thellësi 9 kilometra.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Prej dhjetë ditësh Greqia është goditur nga një valë tërmetesh, ku më e forta është regjistruar me magnitudë 6.4, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa fshatra dhe zona rurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




