Policia e Bashkisë së Tiranës ka zbarkuar në zyrat e FRD-së në qendër të Tiranës, duke kërkuar lirimin e tyre.
Sipas burimeve, mësohet se në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim, ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.
Bëhet fjalë për ambientet e katit të tretë, ku Bashkia e Tiranës shpjegon përmes një letre, dërguar kreut të partisë, Sali Shehu, se duhen bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen, pasi hapësira është pronë e bashkisë.
Prej disa vitesh, FRD është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës.
Ky vendim i Policisë Bashkiake, vjen pak ditë pasi ish-kryetari i FRD, Bamir Topi dha dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme pas marrëveshjes së nënkryetarit të partisë, Sali Shehu, për t’iu bashkuar listës së PD në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Menjëherë pas vendimit të ish-kryetarit, në krye të FRD-së u zgjodh Sali Shehu.
Në fakt, ambjentet në fjalë i ishin dhënë Frymës së Re Demokratike nga vetë Bashkia e Tiranës në prill të vitit 2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




