Biznes

Ndërmarrjet turistike dhe të shërbimit kishin numrin më të lartë të të punësuarëve në 2019

Viti 2019 rezulton si viti më i artë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme ku zënë 99.8% të totalit të sipërmarrjeve. Këto sipërmarrje kanë rritur punësimin nga 79.8% në vitin 2018 në 81.9% në vitin 2019. Rritje të shitjeve në 78.9% dhe kanë kryer 68.2% të investime të kryera në vend.

Sipërmarrjet NVM në vend përbëhen nga 40.1% sipërmarrje tregtare në masën më të madhe dhe në masën më të vogël nga sektori i energjisë me 0.6%.

Ndërmarrjet e vogla si tregtia, restorantet, akomodimi kanë numrin më të madh të punësuarëve në vend me 57.6% në tregti, 66.7% në restorante dhe akomodim. Sektori i Energjisë si ndërmarrja më e madhe në vend ka punësuar 56.5% punonjës.

Mikrondërmarrjet në Shqipëri kanë masën më të madhe të produkteve që shiten brenda vendit me 96.2% dhe ndiqet nga shitjet e ndërmarrjeve të vogla me 92.7%. Ndërmarrjet e mëdha zënë pjesën më të madhe të produkteve të eksportuara me 25.1%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë