Në një farmaci të vogël në Schwenksville, afër Filadelfias, pronari Mayank Amin ka punuar deri vonë natën që kur farmacia e tij mori miratimin e shtetit për të administruar vaksinat e Covid-19 në fund të janarit.
Amin, i njohur si Dr.Mak, krijoi një klinikë vaksinimi më 7 shkurt ku ditën e parë më shumë se 1000 njerëz shkuan për t’u regjistruar, pavarësisht borës që kishte rënë atë ditë.
“Ishte si një festë atje”, kujton Amin, 36 vjeç, gjatë një interviste.
Ai thotë se ajo ditë ishte diçka që nuk e kishte menduar kurrë se do të ndodhte. Tregon se ka parë katër njerëz që mbanin një person në karrocë për ta kaluar nëpër borë, edhe pse nuk e njihnin personin në fjalë.
Qarku Montgomery, ku ndodhet Schwenksville, ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit për frymë, sipas faqes së internetit të departamentit të shëndetit shtetëror. Pensilvania renditet e 28-a nga 50 shtete me 18% të banorëve që kanë bërë të paktën një dozë, sipas Qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Në një mëngjes në fund të shkurtit, Amin u vesh me një kostum të supermanit dhe shkoj nëpër shtëpitë e njerëzve që nuk kanë mundësi të lëvizin nga shtëpia.

“Çfarë surprize ishte!”, tha një 74-vjeçare në Gail Bertsch pasi Amin dhe disa vullnetarë trokitën në derën e saj.
Amin gjithashtu ka vaksinuar njerëzit në farmacinë e tij, duke krijuar një klinikë të veçantë për gratë shtatzëna dhe një tjetër për fëmijët me probleme shëndetësore.
Midis tyre ishte nipi i farmacistit, i cili vuan nga neurofibromatoza, një gjendje që shkakton formimin e tumoreve në tru, nerva dhe pjesë të tjera të trupit.
“Rreth 3000 njerëz kanë marrë dozat e para si të Moderna ashtu edhe Pfizer-BioNTech përmes Skippack Farmaci që nga fillimi i shkurtit”, tha Amin.
Amin ka vetëm një punonjës tjetër, Jacquelyn Ziegler dhe dy studentë të farmacisë, Erica Mabry dhe Isabelle Lawler. Por ai mund të llogarisë në dhjetëra vullnetarë, përfshirë anëtarët e familjes, për të ndihmuar pacientët që nuk e njohin mirë teknologjinë dhe që të rezervojnë një takim për të bërë vaksinën.
Amin tha se farmacinë e hapi pak para pandemisë, sikur të kishte qenë e shkruar se do të duhej ndihma e tij në këto kohë.
“Ndonjëherë mendoj se disa gjëra ndodhin pa i planifikuar dhe thjesht e gjen veten në një mision”, tha ai.\Reuters\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










