Biznes

Tatimet, thirrje bizneseve: Publikoni pasqyrat financiare

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar bizneset tatimpaguese të bëjnë publike pasqyrat financiare të vitit 2020 brenda 31 marsit të këtij viti.

Formularet e deklarimit të  tatimit mbi fitimin bashkë me të dhënat financiare plotësohen dhe dorëzohen në e-filing.

Pasqyra financiare që kërkohet nga DPT-ja është e njëjtë me atë që bizneset dërgojnë në QKB. Dokumenti duhet të përfshijë: Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali), Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow), Aneksi për shpjegimet shpjeguese.

Bashkë me pasqyrën financiare bizneset duhet të dërgojnë dhe dokumentat shtesë si: Kontrata e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2020 (analitik), Inventari i mjeteve të transportit në pronësi, Pasqyra e aktiveve afatgjata material (Ndërtesa).

Në dorëzimin e dokumenteve duhet të deklarohet dhe emri i hartuesit të pasqyrës financiare, ekonomisti i punësuar, kontabilistin ose shoqërinë  e kontabilitetit që ofron shërbimin e kontabilitetit. Administratorin e shoqërisë dhe numrin e kontaktit si dhe rubrikën e të ardhurave.

Formati i  kërkuar duhet të jetë në:

  •  Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsx
  • Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx
  • Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx
  • Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx
  • Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx
  • Formati për Pasuri te Luajtshme  (Makina).xlsx
  • Formati për Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa).xlsx.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë