Ministria e Shëndetësisë duhet të rishikojë brenda një jave urdhrin që ndalon tubimet politike me më shumë se 10 veta.
Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese që ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane për rrëzimin e këtij urdhri.
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar pjesën pa afat të urdhrit të marrë nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Covid-19.
Vendimi i ndalimit të tubimeve dhe aktiviteteve me më shumë se 10 veta në ambiente të hapura, apo të mbyllura u mor në fund të muajit nëntor dhe është në fuqi prej asaj kohe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



