Futboll

Kumbulla, mes 25 lojtarëve më premtues të lindur në vitin 2000

Raporti javor i CIES Football Observatory ka vënë përballë njëri-tjetrit futbollistët e rinj më të mirë në botë të lindur nga viti 2000 e në vazhdim. Pjesë e kësaj renditje është edhe ylli shqiptar Marash Kumbulla, i cili luan aktualisht me Roma-n në Serinë A.

Në studimin e fundit, ky institut ka rreshtuar lojtarët e rinj premtues në kampionate të ndryshme dhe ka bërë një renditje ku vlerëson eksperiencën që kanë marrë në klubet ku luajnë dhe në nivelet ku janë paraqitur. Lista në fjalë përfshin edhe Marash Kumbullën në vendin e 25 të saj, duke vlerësuar atë që ka bërë që nga 1 janari i vitit 2020, kur ka filluar përllogaritja e ndeshjeve të luajtur për të gjithë.

Klasifikimi dominohet nga lojtarët e Bundesliga-s dhe kryesohet nga ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho. Në këtë listë gjenden edhe emra të tjerë si Davis, Haaland, Vinicius, Foden, Kulusevski, Dest, Tonali apo Kean për të përmendur disa prej tyre.

Observatori i futbollit “CIES” është një grup kërkimor brenda Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, një qendër studimi e pavarur, me seli në Zvicër. Observatori i Futbollit “CIES” është i specializuar në analizën statistikore të futbollit dhe është krijuar në 2005 nga Dr. Raffaele Poli dhe Dr. Loïc Ravenel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë