“Kupa e Botës 2022 do të jetë një ngjarje e rëndësishme për zhvillimin e futbollit në botë. Për këtë arsye unë votova që të zhvillohej në Katar, me kusht që gara të mbahej në dhjetor, siç është vendosur tani. Unë nuk pendohem absolutisht nga ky vendim”. Këto janë fjalët e Michel Platini mbi zgjedhjen e tij, në favor të Katarit për mikpritësin e Botërorit 2022. Ish-presidenti i UEFA-s vijoi më tej:
“Tani më duhet të gjej disa sfida që më përshtaten dhe të vazhdoj luftën ndaj dënimit të padrejtë që më goditi. Nuk do të dorëzohem”. Francezi i njohur drejtoi UEFA-n nga viti 2007 deri më 2015. Më pas u akuzua se kishte futur në xhep 2 milionë franga zvicerane nga presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter. Pasi u pezullua nga çdo funksion në futboll, Platini u mor në pyetje në Francë për caktimin e Kupës së Botës në Katar.
Kupa e Botës në Katar, e para që do të luhet në dimër, do të fillojë në 21 nëntor 2022 me ndeshjen e hapjes në Al Bayt Stadium, një strukturë prej 60,000 personash, që do të organizojë gjithashtu ceremoninë e hapjes. Në total, turneu do të zgjasë më pak se një muaj. Finalja është caktuar në fakt për në 18 dhjetor. E gjithçka, ndryshe nga sa duhet të ndodhë me Kampionatin Evropian të ardhshëm që duhet të mbahet me dyer të mbyllura, për momentin është menduar me praninë e tifozëve në tribuna.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




