Futboll

“BarçaGate”, arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Bastisja e policisë katalanase në selinë e Barcelonës ka përfunduar me arrestimin e Josep Maria Bartomeu, ish-president i klubit, së bashku me CEO, Oscar Grau, dhe avokatin Roman Gomez Ponti. Forcat e policisë lokale kanë shkuar në selinë e klubit blaugrana. Hetimi, i kryer nga gjyqtari Alejandra Gil, i cili ruajti fshehtësinë procedurale në të gjitha dokumentet, filloi një vit më parë, pas ankesës së bërë nga disa gazeta, sipas të cilave menaxhmenti katalanas kishte një kompani në listën e pagave që “diskreditonte” përmes rrjeteve sociale lojtarët që kundërshtuan linjën e menaxhimit, mbi të gjitha Messi dhe Piquè.

Historia e ‘Barçagate’ doli në skenë vitin e kaluar dhe ka të bëjë me dokumentet e raportuara që thuhej se tregonin punën e brendshme dhe transaksionet financiare të klubit, të cilat shkaktuan furtunë në mediat spanjolle. Radio “Cadena Ser” ka denoncuar lidhjen mes Barcelonës dhe kompanisë “I3 Ventures”. Sipas saj, klubi spanjoll i ka paguar 1 milionë euro me 6 këste kësaj kompanie për të krijuar dhe administruar profile në rrjetet sociale për të diskretituar dhe hedhur baltë mbi Mesin dhe bashkëshorten e tij Antonela, Pikenë, Ksavin, Guardiolën dhe presidentin e “Mediapro Roures”, ish-presidentin katalanas Puigdemont.

Në këto llogari, për shembull, ata sulmonin Messin për vonesën e tij në rinovimin e kontratës, Piqué për biznesin e tij me Davis Cup dhe lojtarët në përgjithësi duke hedhur akuza të ndryshme. Këto  llogari datojnë në vitin 2017 dhe komentet janë të larmishme, si tek njerëzit ashtu edhe në sulmet që ata bëjnë. Qëllimi ishtetë ruhej reputacioni i Bartomeu.

Klubi i Barcelonës është mbrojtur, ku saktëson se ka një bashkëpunim me “I3 Ventures”, por vetëm për të monitoruar fluksin e mesazheve në rrjetin e klubit dhe se nuk kishte asnjë pikë në kontratë për profilet e cituara nga “Cadena Ser”. Por tani mendohet se Bartomeu ka paguar një vlerë gjashtë herë më të lartë se vlera e tregut.

Piqué akuzoi klubin për shpenzimin e parave, duke pajtuar kompani si “I3 Ventures” për të kritikuar lojtarët aktivë. Ai pranoi se në atë kohë foli për çështjen e rrjeteve sociale me ish-presidentin Bartoméu: “Unë e pyeta atë (Bartomeu) për shpjegime dhe presidenti më tha është: Gerard, nuk e dija. Dhe unë e besova atë. Epo, më vonë ju shihni që, në veprimet e ardhshme, personi i ngarkuar me punësimin e atyre shërbimeve është ende duke punuar në klub…”. Rrjetet sociale të orientuara drejt Messit kishin për qëllim të tërhiqnin publikun në llogaritë dhe faqet e kontrolluara nga kompania e vënë nën hetim sesa të shpifnin ndaj yllit argjentinas, megjithëse u bënë komente ndaj disa prej të afërmve të tij, të tilla si gruaja Antonella Rocuzzo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë