Qëndrimi i yllit të futbollit Kylian Mbape te PSG-ja është kthyer në çështjen e ditës në shtetin francez. Së fundmi, Ministrja e Sportit, ish notarja dhe medalistja e argjendtë Olimpike Roxana Maracineanu i kërkoi publikisht kampionit të botës të qëndrojë në Francë, pasi të gjithë francezët janë të dashuruar pas tij për paraqitjet fantastike që ka dhënë në fushë.
“Kilian, ti duhet të qëndrosh në Francë. Ne duam të të shikojmë duke luajtur në këtë mënyrë. Kemi nevojë për ty, publiku ka nevojë për ty. PSG-ja ka nevojë për ty dhe lojtarët e rinj kanë nevojë për shembuj për t’u ndjekur. Të lutem mos u largo, qëndro këtu”, u shpreh për “France Info” Ministrja e Sportit të Francës, Maracineanu.
🗣 Covid-19 : “Sur la santé et le moral des Français, arrêter le sport et ne pas le reprendre vite, ça va être inquiétant”, déclare Roxana Maracineanu, ministre déléguée chargée des Sports.
— franceinfo (@franceinfo) February 19, 2021
Suivez le live 👇https://t.co/nmgnIm10yy pic.twitter.com/fqolK03NSY
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes për sa i përket së ardhmes së tij. Francezi shkëlqeu në “Camp Nou” kundër Barcelonës në Champions League, duke i treguar botës edhe një herë tjetër vlerat e tij.
Mbappé e përfundon kontratën e tij me PSG-në në qershor 2022, por ai është objektiv i shumë skuadrave të mëdha, ndër të cilat veçohet Real Madridi. Në përfundim të ndeshjes me Barcelonën në Champions, ku eklipsoi edhe një futbollist të madh si Lionel Messi, Mbappe deklaroi:
“E ardhmja ime? Do të ishte marrëzi të vendosja për të ardhmen time pas ndeshjeje të vetme. E vërteta është se ka të bëjë me reflektimin në planin afatgjatë. Unë gjithmonë kam thënë se jam i lumtur te PSG.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




