Futboll

Derbi i Shqipërisë dhe tre finale, Superiorja luan javën më të fortë

Teuta dhe Kukësi barazuan ditën e djeshme, ndërkohë që sot zhvillohen katër duele të tjera të Kategorisë Superiore. Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë Superiore dhurojnë shumë konkurrencë, teksa ajo që spikat është klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës. Tirana duket se e ka dorëzuar kurorën e kampiones, por Vllaznia për ta rrëmbyer duhet t’i mposhtë në fushë, pasi nuk është i vetmi pretendent. Rezultatet e javëve te fundit kanë sjellë një ngushtim me ndjekësit dhe një tjetër hap fals ndaj bardhebluve mund të ishte i vështirë për t’u rikuperuar.

Kuqeblutë, pas ngecën në transfertë ndaj Skënderbeut, do të kërkojnë të rikthehen te triumfi, për të vazhduar të pashqetësuar rrugën drejt titullit. Kjo pasi një rezultat tjetër veç fitores, mund të bëjë që rivalët të afrohen edhe më shumë. Nga ana tjetër, Tirana problemet duket se i ka shkaktuar vetë. Largimi i Muçit së fundmi ka mbushur arkat por ka pakësuar cilësinë, që ndaj Vllaznisë nevojitet.

Në një orar me këtë duel luhen dy finalet e tjera, ato për mbijetesën, Bylis – Skënderbeu dhe Kastrioti-Apolonia. Në Ballsh është një sfidë rivalësh për të shmangur rënien  nga kategoria. Sigurisht që faktori fushë favorizon ekipin e drejtuar nga Dovedan, që me një fitore të mundshëm do të shkonte +5 nga korçarët, që nën drejtimin e Memellit kanë dhënë sinjale ringritjeje. Ndërkaq, Kastrioti do të presë në Kamëz, Apoloninë. Pas dy humbjeve radhazi, krutanët kanë detyrën për të rigjetur fitoren, ndërsa fierakët janë në vendin e parafundit dhe luftojnë të sigurojnë mbijetesën.

Java e mbyllet me  supersfidën Partizani-Laçi, që do të luhet në orën 16:00, në “Elbasan Arena”. Dy pretendentë për titull, që do të përplasin brirët edhe në Kupën e Shqipërisë. Dy skuadra që duan titullin kampion dhe vijnë pas një serie rezultatesh pozitive dhe që do të bëjnë maksimumin për të marrë pikët e plota sot.

Java 21

Teuta – Kukësi 2-2

Vllaznia-Tirana 13:00

Bylis-Skënderbeu 13:00

Kastrioti-Apolonia 13:00

Partizani-Laci 16:00


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë