Ka ndodhur

Gjobitet subjekti në Lushnjë, kishte organizuar ceremoni mortore

Në një kohë kur vendi po kalon një periudhë të vështirë nga pandemia e Covid-10, autoritetet janë angazhuar për të  nxitur respektimin e masave. Si rezultat i kontrolleve  të shumta Policia e Shtetit ka gjobitur një subjekt në fshatin Fiershegan të Lushnjës për organizimin e një ceremonie mortore.

Policia bën me dije se ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë subjekti me pronare shtetasen me iniciale F. K., pasi nuk ka ndjekur rregullat e Aktit Normativ, që në kohë pandemie nuk lejohen grumbullimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë