Futboll

Hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia. Skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me tek ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje.

Nga shorti u përcaktuan katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars. Goglat i kanë buzëqeshur kryesuesve të Vllaznisë. Shkodranët kanë “peshkuar” Korabin, që militon në Kategorinë e Parë. Përballje tepër interesante pritet të jenë ato mes Laçit dhe Partizanit, Teutës dhe Kukësit si dhe Dinamo-Skënderbeu.

Sezonin e shkuar ishin durrsakët që ngritën trofeun, ndërsa këtë sezon disa skuadra të mëdha nuk janë në lojë. Bylisi, Tirana, Kastrioti dhe Apolonia janë katër skuadrat e Superiores që nuk janë pjesë e këtij kompeticioni.

ÇIFTET ÇEREKFINALISTE TË KUPËS SË SHQIPËRISË:

  1. LAÇI-PARTIZANI
  2. VLLAZNIA-KORABI
  3. TEUTA-KUKËSI
  4. DINAMO-SKËNDERBEU

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë