Njerez

Kompanitë perëndimore duhet të largohen nga Kina. Adidas, Amazon, Volkswagen po shfrytëzojnë njerëz nga kampet e ujgurëve

Në vitin 2020 sipas statistikave, shumë kompani botërore që operojnë në Kinë, shfyrtëzojnë forcë puntore nga kampet e ujgurëve, madje edhe të detyruar. Bizneset gjermane më bazë në Kinë nuk kanë ndërmend të lëvizin nga andej sepse ka para që duhen bërë.

Në kampe nuk lejohen njerëz nga jashtë, por disa nga ata që janë arratisur kanë treguar se cfarë ndodh në aty. Duke përfshirë përdhunimet dhe dhunimet sistematike ndaj femrave dhe shumë krime të tjera. Brendet që po përballen me këto akuza janë Acer, Adidas, Amazon, Apple, Asus, BMW, Bosch, Calvin Klein, Cerruti 1881, Cisco, Dell, Electrolux, Gap, General Motors, Google, H&M, Hitachi, HP, HTC, Jaguar, L.L.Bean, Lacoste, Land Rover, Mercedes-Benz, MG, Microsoft, Mitsubishi, Mitsumi, Nike, Nintendo, Nokia, Panasonic, Polo Ralph Lauren, Puma, Samsung, Sharp, Siemens, Skechers, Sony, TDK, Tommy Hilfiger, Toshiba, Uniqlo, Victoria’s Secret, Vivo, Volkswagen, and Zara.

Përfaqësuesi i Volkswagen në Kinë shprehet se nuk mund të thotë me siguri që në fuqinë puntore të kompanisë së tij nuk ka patur njerëz nga kampet e ujgurëve.

Kompanitë si Coca Cola, Nike dhe Apple kanë paraqitur kërkesë në Kongresin Amerikan që të bëjë diçka në lidhje me situatën kërcënuse në këto kampe. Të treja kompanitë kanë hequr dorë nga operimi i tyre në Kinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë