Ka ndodhur

Kërcënonte një vajzë në rrjetet sociale, kapet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për shantazh ndaj një vajze.

Policia thotë se pas hekurave përfundoi 24-vjeçari me inicialet K. K., i cili ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. K., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë