Taksa

Vendimi:Vlera 2-10% të çmimit minimal fiskal për të paguar ndërtimet pa leje.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi penalitetet e reja të objekteve të ndërtuara pa leje .
Në vendim përcaktohet se do të paguhet përqindje mbi çmimin minimal fiskal sipas llojit të objektit.
2% e çmimit minimal fiskal për çdo metër katror të sipërfaqes së banesave.
5% e çmimit minimal fiskal për çdo metër katror të sipërfaqes së objekteve sociale-ekonomike.
10% e çmimit minimal fiskal për çdo metër katror të sipërfaqes së objekteve me destinacion të ndryshuar.
Çmimin minimal fiskal e llogarit ASHK-ja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë