Një konflikt i rëndë me armë mes fqinjëve është parandaluar pasditen e kësaj të premteje nga Policia e Kukësit, që shmangu një tragjedi të mundshme. Më të marrë njoftim uniformat blu shkuan në vendngjarje, duke neutralizuar autorin e dyshuar, Behar Elezi, person me precedent penal, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil.
Elezi, pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë.
Ndaj të dyshuarit vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.