Sekuestrohen 225 000 paund në portin e Barit, të cilat kishin si destinacion Shqipërinë.
Mësohet se paratë u gjetën në një fugon me targa angleze, ndërkohë që mjeti do të imbarkohej në traget.
Guardia di Finanza me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve sekuestroi sasinë e parave, në vlerën e afërsisht 250 mijë euro.
Sipas mediave italiane, paratë ishin mbështjellë me mbrojtëse plastike, të futura në fugon, ndërkohë që ishte e nevojshme ndërhyrja e një mekaniku të specializuar.
Drejtuesi i fugonit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se nuk ka deklaruar në kufi këtë shumë parash, ndërkohë që u sanksionua me sekuestrimin e 50% të shumës në total, rreth 120 mijë eurosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.