Komunitet

Fotot nga ajri që zbulojnë ndasinë e thellë midis të pasurve dhe të varfërve

Imazhet ajrore të fotografit Johnny Miller zbulojnë ndasinë dramatike midis të pasurve dhe të varfërve në qytetet e Afrikës së Jugut, Meksikës dhe Indisë.

Santa Fe, Mexico City.

Këto foto janë pjesë e projektit të skenave unike të z. Miller, të cilin ai e filloi në prill 2016 për të sfiduar pranimin e pabarazisë të njerëzve.

Fotografi me banim në Afrikën e Jugut thotë se: “Prej minutës që  futni këmbën në Cape Town, ju do vëreni se jeni të rrethuar nga kasollet.”

“Fjalë për fjalë, aeroporti rrethohet prej kulla hekuri, të cilin e lini pas për rreth 10 minuta, derisa të arrini në rrethinat më të pasura ku jetojnë njerëz të privilegjuar (përfshirë veten)”.


Vukuzenzele, Sweet Home, Cape Town

Z Miller vazhdon: Kjo është një status quo në Cape Town, në Afrikën e Jugut dhe në shumë pjesë të botës – por kjo është një status quo me të cilën nuk pajtohem.

“Për të cituar Barack Obaman, unë besoj se  pabarazia është sfida përcaktuese e këtij brezi.”

Santa Fe, Mexico City
Casey Park, Johannesburg

Këndi lart, i njohur si “pamja nadir”, zbulon kufijtë e përbërë prej gardheve, rrugëve ose zonave të lagështa midis të pasurve dhe të varfërve. Në njërën anë qëndrojnë shtëpi të varfra dhe në anën tjetër shtëpitë dhe pallatet e tjera të të pasurve.

Mumbai
Mumbai
Papwa Sewgolum Golf Course, Durban
Ixtapaluca, Mexico City
Tembisa, Johannesburg

Gjetja e vendeve më të mira për të fotografuar me dron i merr shumë kohë për kërkime Z. Miller. “Unë identifikoj se ku mund të shkrep fotografitë përmes një sërë mjetesh … një kombinim të të dhënave të regjistrimit, hartave, raporteve të lajmeve dhe bisedimeve me njerëzit.

“Sapo identifikoj fushat që dua të fotografoj, unë i kujtoj ato me Google Earth dhe përpiqem të hartoj një plan fluturimi, duke patur parasysh ligjin ajror, sigurinë ajrore, sigurinë personale, kohëzgjatjen e baterisë, gamën, motin, këndin, kohën dhe shumë faktorë të tjerë “.

Lake Michelle, Masiphumelele, Cape Town.
Otto’s Bluff, Pietermaritzburg
Kya Sands, Bloubosrand

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë