Komunitet

Fotot nga ajri që zbulojnë ndasinë e thellë midis të pasurve dhe të varfërve

Imazhet ajrore të fotografit Johnny Miller zbulojnë ndasinë dramatike midis të pasurve dhe të varfërve në qytetet e Afrikës së Jugut, Meksikës dhe Indisë.

Santa Fe, Mexico City.

Këto foto janë pjesë e projektit të skenave unike të z. Miller, të cilin ai e filloi në prill 2016 për të sfiduar pranimin e pabarazisë të njerëzve.

Fotografi me banim në Afrikën e Jugut thotë se: “Prej minutës që  futni këmbën në Cape Town, ju do vëreni se jeni të rrethuar nga kasollet.”

"Fjalë për fjalë, aeroporti rrethohet prej kulla hekuri, të cilin e lini pas për rreth 10 minuta, derisa të arrini në rrethinat më të pasura ku jetojnë njerëz të privilegjuar (përfshirë veten)".


Vukuzenzele, Sweet Home, Cape Town

Z Miller vazhdon: Kjo është një status quo në Cape Town, në Afrikën e Jugut dhe në shumë pjesë të botës - por kjo është një status quo me të cilën nuk pajtohem.

"Për të cituar Barack Obaman, unë besoj se  pabarazia është sfida përcaktuese e këtij brezi."

Santa Fe, Mexico City
Casey Park, Johannesburg

Këndi lart, i njohur si "pamja nadir", zbulon kufijtë e përbërë prej gardheve, rrugëve ose zonave të lagështa midis të pasurve dhe të varfërve. Në njërën anë qëndrojnë shtëpi të varfra dhe në anën tjetër shtëpitë dhe pallatet e tjera të të pasurve.

Mumbai
Mumbai
Papwa Sewgolum Golf Course, Durban
Ixtapaluca, Mexico City
Tembisa, Johannesburg

Gjetja e vendeve më të mira për të fotografuar me dron i merr shumë kohë për kërkime Z. Miller. "Unë identifikoj se ku mund të shkrep fotografitë përmes një sërë mjetesh ... një kombinim të të dhënave të regjistrimit, hartave, raporteve të lajmeve dhe bisedimeve me njerëzit.

"Sapo identifikoj fushat që dua të fotografoj, unë i kujtoj ato me Google Earth dhe përpiqem të hartoj një plan fluturimi, duke patur parasysh ligjin ajror, sigurinë ajrore, sigurinë personale, kohëzgjatjen e baterisë, gamën, motin, këndin, kohën dhe shumë faktorë të tjerë ".

Lake Michelle, Masiphumelele, Cape Town.
Otto's Bluff, Pietermaritzburg
Kya Sands, Bloubosrand

Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë