Një ditë pas prezantimit të programit për Arsimin, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u takua me pedagogë dhe studentë për të sqaruar konkretisht pikat e këtij plani.
Kryetari i opozitës gjatë bisedës u fokusua kryesisht tek domosdoshmëria që të rinjtë shqiptarë mos të humbasin shansin e arsimimit për pamundësi financiare.
“Ne nuk duhet të lëmë asnjë bijë apo bir shqiptari të mbetet pa mundësinë për të ndjekur universitetin apo kualifikimin profesional në institucionet e arsimit të lartë për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes. Kjo është e para. Dhe për këtë arsye në planin tonë ne kemi rezervuar mjaftueshëm financash për të subvencionuar deri në masën 100% ata që vijnë nga familje me të ardhura nën minimumin jetik, 90% e studentëve.
Së dyti, do të thotë që në të gjithë rrafshin universitar, ne do të mbështesim dhe të nxisim krijimin apo aty ku ekziston fuqizimin e infrastrukturës për trajnimin dual…”, – tha Basha
Sipas tij, më 25 prill nuk bëhet fjalë vetëm për zgjidhje dhe zgjedhje politike, por për një ndryshim total kursi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.